Përmbytje në Greqi/ Pamjet “apokaliptike” pas motit të keq në Heraklion

GREQI- Moti i keq ka bërë që qyteti i Heraklion në Greqi të përmbytet. Pamjet e marra nga mediat fqinje kanë treguar se si reshjet e shumta të shiut kanë marrë para çdo gjë që u del si dhe kanë përmbytur sipërfaqë të tëra toke.

Sipas mediave greke si pasojë e motit të keq tetë shoferë mbetën të bllokuar në rrugë, ndërsa trafiku ishte i pashmangshëm madje sa edhe drejtuesit e automjeteve humbën kontrollin. Ndërkohë që intensiteti i madh i ujit që “rrëshqiste” në rrugët e qytetit shkaktoi dëme të shumta në makina, banesa dhe tokë.


Reshjet e shit në Heraklion nisën gjatë orëve të para të mëngjesit ku shkaktuan edhe dëmtime në pompën e furnizimit të energjisë elektrike duke lënë 8 fshatra pa energji elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi