Përgjimet e Ndraghetës/ Reagon për herë të parë Rama: Provë e katandisë së opozitës, turp i pashembullt! Drejtësia italiane e ka thënë qartazi

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku në to përfshiheshin sipërmarrës, eurodeputetë por edhe politikanë shqiptarë që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta.

Në këto përgjime thuhet se personazhe të Ndraghetës tentojnë të gjejnë lidhje në Shqipëri. Sipas Ramës drejtësia Italiane e ka dhënë vendimin e saj dhe nëse do të ishte diçka të vërtetë në këto përgjime nuk do të kalohej pa u marrë vesh.

Rama më tej ka hedhur akuza duke thënë se këto përgjime po përdoren në mënyrë të turpshme dhe po hidhet baltë mbi qeverinë.

Rama: Nuk do them duhet të flasë drejtësia pasi në ketë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Është turp i pashembullt. Ndërkohë thjeshtë ushqeni tymnajën. Me llafe muhabete, dëngla njerëzisht. Sipas prokurorisë italiane në konkluzion në praktik citoj prokurorinë. Pas më shumë se një viti udhëtimesh dhe bisedimesh për investime në Shqipëri ata dështuan totalisht. I vetmi investim është një dyqan i vogël që ka pasur konflikte mes ortakëve në 2018 investimi në Shqipëri sipas QKB ka shitur mallra 5 mln lekë dhe ka humbur 400 mijë lekë. 2019, 1.8 mln humbje. Ky është citimi. Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim në mejhane televizive. Për kërkesën për klikime është turp. Është trup që mishëron më së miri atë që e ushqejnë këtë qasje që janë të njëjtët dhe që prirjen për tja bërë nënë këtij vendi e kanë prioritet. Edhe kur s’ka asnjë mundësi. Është marrëzi me asnjë tjetër. Të flasin ca italian dhe të përmendin njerëz e të imagjinojnë investime e të pushtojnë tokën e premtuar. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme. Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ju lexova dhe merrini ato faqe e nxirrini prapë. Për ti bërë shqiptarët që tju vijë për të vjellë. Se ky është edhe qëllimi në fakt. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës. Nuk e imagjinoj dot në një vend normal. Budallëk dhe poshtërsi. As nuk e di kush janë dhe as nuk kam takuar. Është e kotë të të them se nuk funksionon kështu me mua. Ca të them është një turp që ta mbajnë ata që e kanë. Mënyrë e ulët për të kërkuar avantazhe politike, influence. Duke ja bërë nënë këtij vendi. Përsëri si gjithmonë në fakt bëhet dezinformacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi