Përgjaket Shkodra, humbin jetën në aksident një 16-vjeçare dhe një 23 vjeçar, shkak shpejtësia e “BMW”

Janë përgjakur sërish rrugët e vendit. Dy të rijë, një djalë 23-vjeç, ndërsa vajza vetëm 16-vjeçe, kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 02:45, teksa ata udhëtonin me një shpejtësi tepër të madhe me një makinë tip “BMW”. Si rezultat i një kthese në rrugë, makina ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë dy të rinjtë kanë gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Shkodër- Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi