Përfundon sot pranimi i aplikimeve për subvencionet në bujqësi

Më datë:

 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi se sot përfundon afati për aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, pas shtyrjes së vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas AZHBR-së, aplikimet për të gjitha masat mbështetëse do të pranohen deri në orën 16:30.

Skema përfshin mbështetje financiare për blegtorinë, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella, si edhe ripopullimin në ujërat e brendshme.

Në kuadër të kësaj skeme mbështeten gjithashtu investimet për fermerët e rinj, ndërtimi i staneve dhe mekanizimi i bujqësisë.

AZHBR u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë brenda afatit, duke sqaruar se aplikimet për masat direkte kryhen përmes portalit e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dosjet fizike duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të agjencisë.

Fillimisht, afati i aplikimeve ishte përcaktuar të mbyllej më 26 qershor, por Ministria vendosi ta shtyjë atë deri më 6 korrik, për t’u dhënë mundësi një numri sa më të madh fermerësh të përfundojnë procedurat e aplikimit.

Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 nisi më 25 maj, duke u ofruar fermerëve mundësinë të aplikojnë për një sërë masash mbështetëse, që synojnë rritjen e prodhimit, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...

Policia e Tiranës, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e ish-Bllokut

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e...

Dosja “Partizani”/ Berisha shuan zërat për Bamir Topin: Nuk më duhet askush si dëshmitar

Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një...