Përfundon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, u akuzua nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’

Ka përfunduar në gjyq ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Ish-kryebashkiakja Rami u akuzua nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa do t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar.

Sipas SPAK, Zamira Rami kishte prishur prona të ligjshme të 2 qytetarëve, duke shkaktuar një dëm prej 50 milionë lekësh të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi