Përfundon aksioni i IKMT-së, shemben 33 objekte në “Astir”, shoqërohen 20 banorë

Ka përfunduar aksioni i IKMT-së në zonën e “Astirit”. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, raporton se 33 objekte në këtë zonë janë shembur, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave. Përplasja e banorëve me policinë ka nisur që në orët e para të kësaj të marte.

Pas përplasjes, 7 banorë dhe 5 policë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunë së ushtruar ndaj policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi