“Përditësimi i Unionit Doganor në të mirën e BE-së dhe Turqisë”

Pas takimit të pestë të Grupit të Veprimit për Reformat, në një deklaratë të përbashkët thuhet se “Fillimi sa më parë i negociatave për përditësimin e Unionit Doganor do të jetë në të mirën e Bashkimit Europian dhe Turqisë”.

Në Ankara nën koordinimin e Presidencës së BE-së u mbajt takimi i 5-të i Grupit të Veprimit për Reformat me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministrit të Thesarit dhe të Financave, Berat Albayrak dhe ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu.

“Në kuadër të marrëveshjes Turqi-BE të dakorduar më 18 mars presim që BE të përmbushë angazhimet e saj në çështjet për ringjalljen e negociatave të pranimit në BE, përshpejtimin e dialogut për liberalizimin e vizave, zbatimin e programit të pranimit vullnetar humanitar, përshpejtimin e ndihmës financiare për sirianët nën mbrojtje të përkohshme në vendin tonë dhe fillimin e negociatave për përditësimin në Unionin Doganor. Sa më parë që të jetë i mundur fillimi i negociatave për përditësimin e Unionit Doganor do të jetë në të mirën si të BE-së ashtu dhe Turqisë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se menaxhimi i migracionit duhet të trajtohet jo vetëm nga siguria, por edhe nga dimensioni njerëzor.

“Konsensusi i Migracionit Global, të miratuar në konferencën ndërqeveritare në Marrakesh, ishte me rëndësi të madhe për të adresuar të gjitha dimensionet e migracionit në një mënyrë të tërë dhe gjithëpërfshirëse si dhe për të promovuar bashkëpunim më efektiv në arenën ndërkombëtare”, qëndron në deklaratë.

“Si vendi që strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, Konsensusi Global mbi Refugjatët që do të dorëzohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 17 dhjetor 2018, ne e shohim si një dokument referimi të rëndësishëm për ndërmarrjen e hapave konkrete në drejtim të ndarjes së barrës dhe përgjegjësisë mbi refugjatët. Nga kjo pikëpamje ne do ta ndjekim nga afër zbatimin e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më tej theksohet se me palën e BE-së në takimin e Komitetit Drejtues për Mundësitë Financiare për Refugjatët, që u mbajt në Bruksel më 30 nëntor 2018, u arrit një marrëveshje paraprake për shpërndarjen sipas sektorëve të pjesës së dytë të shumës prej 3 miliardë euro.

“Presim që të fillohet në një kohë sa më të afërt edhe pagesa për këstin e dytë”, thuhet mes tjerash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi