Për herë të parë/ Vettingu kthen në shkollë prokurorin e Shkodrës

Ndodh për herë të parë gjatë proçesit të vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka kthyer sërish në shkollë Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj.

Vendimi u mor për mungesë të theksuar profesionalizmi. Gokaj ka rezultuar korrekt dy kriteret e tjera atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, por çka e penalizion është profesionalizmi i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës. Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Nëse një prokuror ose gjyqtar ngel në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë apo për lidhje me krimin etj, ai pezullohet me një vendim të parevokueshëm që bëhet i formës së prerë edhe nëse ankimohet dhe merret vendim nga shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi