Për Gjuriçin, “Kosova është e Serbisë me Kushtetutë dhe me Rezolutën 1244!”

Për drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tashmë i njohur për retorikën e tij shoviniste serbe, “nuk përbën lajm nëse Prishtina nuk respekton ndonjë marrëveshje, por do të ishte lajm nëse ndodhë ta respektojë ndonjë”.

“Ajo kur fyejnë, përdorin retorikë provuese, flasin marrina për njëfarë territori që nuk e kanë, nuk përbëjnë kurrfarë lajmi”, është shprehur ai dhe ka shtuar se “Kosova dhe Metohia është territor i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe sipas Rezolutës 1244”, ndërsa ka thënë se “nuk do ta këshilloj askënd t’u besojë premtimeve të Prishtinës, meqë lajm do të ishte kur të fillojë të respektojë ndonjë premtim”

Pasi ka pohuar se tema e Kosovës është dominonte në takimet me të huajt, Gjuriç ka shtuar se shqiptarët në Prishtinë (Beogradi zyrtar e quan Kosovën “e ashtuquajtura Kosova”, sikur ky toponim të jetë trilluar nga shqiptarët – plotësim ynë) kanë mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, porse Serbia e ka për detyrë të përmirësojë pozitën ndërkombëtare të Serbisë”.

Gjuriç nuk ka dashur ta komentojë thirrjen e presidentit të Francës, Emanuel Macron se“Serbinë duhet dënuar për kërkesat e saj nga disa vende që të tërheqin njohjen për pavarësinë e Kosovës”, por ka thënë se “Pozita e serbëve në Kosovë është e rëndë, e ndërlikuar, ata shumë shpesh janë të kërcënuar e të sulmuar dhe prandaj me bashkësinë ndërkombëtare po përpiqemi të arrijmë një konsensus për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të mos mbesë përherë ashtu çfarë e mendon Prishtina”. Po ashtu ai ka shfaqur shpresën se do të ketë vende të tjera që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi