Për çfarë bëhet fjalë në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Hungarisë?

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Pete Szijjarti, ka vizituar Kosovën ku me këtë rastë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e infrastrukturës, Pal Lekaj.

Shteti i Kosovës dhe ai i Hungarisë shumë herë kanë bërë bashkëpunime ndërsa kjo e sotmja është e një rëndësie të veçantë pasi që kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin me qëllim të rritjes së marrëdhënive të dy vendeve.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të këtij projekti do të bëhet kontrollimi automjeteve  në rrugë, gjendja e rrugëve  dhe parregullsitë në vozitje në rrugët nacionale, autostradë dhe pikat kufitare.

“Sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me autoritete  hungareze përgjegjëse për rrugën dhe mbikqyrjen e këtij sistemi . Si pjesë e këtyre projekteve  është indetifikuar edhe projekti intelegjent ku Kosova do të fitoj nga Hungaria kredi me vlerë prej 5 milion euro për blerjen e paisjeve  dhe implementimin me sukses të këtij sistemi në rrugët tona. Me këtë projekt do të bëhet e mundur kontrolli dhe mbikqyrja e automjeteve nëpër rrugët nacionale, me qëllim të grumbullimit për qarkullimin e automjeteve , njoftimin e shfrytzuesve  të rrugëve tona, për gjendjen në rrugën, identifikim dhe shkelësit e rregullave  në  trafik. Në një të ardhme të afërt  kur të vendoset tarifat rrugore, ky sistem  do të mundësoj procedimin e  e sakt të të gjitha pagesave  dhe monitorinin e  e shfrytëzuesve të rrugëve”, tha Lekaj.

Më tutje, Lekaj njoftoi se zbatimi i këtij projekti do të bëhet në pranverën e këtij viti derisa të bëhet vendosja e portave në pikat kufitare  në rrugët nacionale dhe në autostradë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi