Pentagoni në projekt-buxhetin ka ndarë 550 milionë dollarë për PYD/PKK

Në propozim-buxhetin për vitin 2019 Pentagoni ka ndarë 550 milionë dollarë në pjesën e lutës kundër DEASH-it, ndërsa për nevojat e Forcave Demokratike Siriane (SDG), që janë dorë e zgjatur e organizatës terroriste PYD/PKK në Siri.

Vetëm në pjesën e programit përkrahës “furnizo-trajno”, Pentagoni për SDG-në ka ndarë 300 milionë dollarë.

Krahas kësaj, në propozim buxhetin për vitin 2019, për nevojat e forcave kufitare, në kuadër të misioneve anti-DEASH, janë paraparë 250 milionë dollarë.

Në bazë të të dhënave të cilat i disponon gazetari i AA-së, për programin “furnizo-trajno”, në kuadër të luftës kundër DEASH-it, për vitin 2018 janë ndarë 1.8 miliardë dollarë ndërsa në propozim-buxhetin për vitin 2019, Pentagoni kërkon gjithsej 1.4 miliardë dollarë.

Ndryshe, Pentagoni gjatë këtij viti për nevojat e partnerëve në Siri do të ndajë rreth 500 milionë dollarë.

Buxheti i Pentagonit për këtë vit peshon 700 miliardë dollarë dhe bëhet fjalë për shumën më të madhe ndonjëherë.

Megjithatë, siç mëson gazetari i AA-së, buxheti i Mbrojtjes së SHBA-ve në vitin 2019 do të jetë afërsisht 800 miliardë dollarë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi