PE i heq imunitetin deputetit racist grek që grisi flamurin turk

Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin deputetit Ioannis Lagos, anëtar i partisë raciste “Agimi i Artë” në Greqi i cili më parë tentoi të kryejë provokim duke grisur flamurin turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e zhvilluar mbrëmë në PE dhe rezultatet e të cilit u njoftuan sot, 658 deputetë votuan “pro” heqjes së imunitetit të Lagos ndërsa 25 deputetë votuan “kundër”.

Heqja e imunitetit të Lagos ishte kërkuar nga autoritetet e Greqisë.

Presidenti i PE-së, David Sassoli njoftoi se lidhur me rezultatin e votimit do të informojnë Greqinë dhe nëse do të ketë ndonjë kërkesë do të plotësohet në kuadër të kompetencave të parlamentit.

Pas kësaj faze pritet që Greqia të nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Lagos. Në këtë situatë nëse Lagos kapet në Belgjikë ai duhet të arrestohet dhe të dërgohet në Greqi nëse dëshiron të kthehet.

Edhe ish-deputeti i Parlamentit grek, Christos Pappas një tjetër anëtar i “Agimit të Artë” që ka marrë dënim me burg si Lagos nuk është kapur ende. Pretendohet se Pappas është strehuar në një vend në Ballkan.

Partia “Agimi i Artë” është shpallur “organizatë kriminale” nga gjykata në Greqi, ndërsa disa drejtues të saj përfshirë edhe Lagos janë dënuar me burg me arsyetimin se kanë drejtuar këtë organizatë.

Lagos është dënuar me 13 vite burg, por ai duke përdorur imunitetin u largua nga Greqia më 7 tetor 2020 dhe shkoi në Bruksel.

Lagos pas zgjedhjes si deputet i PE-së nga Partia “Agimi i Artë”, më pas dha dorëheqje nga “Agimi i Artë” dhe formoi partinë e tij nën emërtimin “Ndërgjegjja popullore kombëtare”. Bëhet e ditur se 47-vjeçari Lagos është arrestuar dhe dënuar edhe më parë për aktivitete raciste dhe për shumë krime të turpshme. /aa

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi