PD vazhdon me denoncimet: Fondet e BE-së për bujqësinë qeveria ia dha punonjësit të inceneratorit. Ja 5 pyetjet drejtuar AZHBR, SPAK dhe qeverisë

Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimin e fakteve të inceneratorëve. Deputeti i PD, Belind Këlliçi tha sot se AZHBR ka shpallur fitues të 310 mijë eurove, nga fondet e pakthyeshme që Bashkimi Europian jep për rritjen e kapaciteteve në bujqësi, shtetasin Elton Bualli.

Sipas PD, Elton Bualli do të ndërtojë një fermë në zonën e Sharrës, në një sipërfaqe toke-arë prej 8500 metra katror dhe këtë truall ia ka blerë një vit më parë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku ai është administrator dhe përfaqësues, me të drejtë firme.

Pra, PD deklaron se nga punonjës, në më pak se një vit, Elton Bualli bëhet pronar toke, administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe, së fundmi, “fermer”.

“Në interes të taksapaguesve shqiptarë”, Partia Demokratike kërkon përgjigje për 5 pyetje drejtuar AZHBR, SPAK dhe Qeverisë.

 DEKLARATA E PLOTË
AZHBR ka shpallur fitues të 310 mijë eurove, nga fondet e pakthyeshme që Bashkimi Europian jep për rritjen e kapaciteteve në bujqësi, shtetasin Elton Bualli.

Elton Bualli do të ndërtojë një fermë në zonën e Sharrës, në një sipërfaqe toke-arë prej 8500 metra katror. Këtë truall ia ka blerë një vit më parë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, ku ai është administrator dhe përfaqësues, me të drejtë firme. Pra, nga punonjës, në më pak se një vit, Elton Bualli bëhet pronar toke, administrator i kompanisë së inceneratorëve dhe, së fundmi, “fermer”.

Në interes të taksapaguesve shqiptarë, Partia Demokratike do të kërkojë sot përgjigje për 5 pyetje drejtuar AZHBR, SPAK dhe Qeverisë:
-Si ndodhi kjo mrekulli?

Përse koncensionari i shet tokën punonjësit të tij?

Kush kërkon të fshihet pas emrave të tjerë?

Landfillin kompania nuk e ka prone, e ka me koncension: Me ç’të drejtë i shiten 8500 metra Buallit?

-Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve?

-Elton Bualli përfitoi 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD vetëm pasi mori konsulencë nga kompania “Consulting Se Partners”, e cila është në pronësi 80% të Stela Gugalljas.

-Stela Gugallja është ende në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit, por ndërkohë ajo ofron konsulencë për fondet e AZHBR, dhe kryen të gjitha veprimet e aplikimit.

Atëherë për ç’ kërkim ndërkombëtar bëhet fjalë?
Çfarë arratie?
Ku po e kërkojnë Gugalljan dhe s’e kanë gjetur?

Elton Bualli e gjeti dhe mori konsulencë prej saj, dhe falë këshillave të Gugalljas, Bualli mori nga AZHBR 310 mijë euro për t’u bërë “fermer”.

-Le të përgjigjet ministrja Krifca, a është takuar me Stela Gugalljan gjatë fazës së aplikimeve për fonde, ose në një moment tjetër?

A e di ministrja Krifca që Gugallja është në kërkim?

Si e shpjegon ministrja Krifca që fondet e AZHBR shkojnë për individë të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe jo fermerëve të vërtetë?

-Si shpjegohet që Stela Gugallja e inceneratorëve ka dijeni të plotë për aplikimet për fonde në AZHBR? Në atë masë sa që aplikimi i plotësuar prej saj i jep Elton Buallit 310 mijë euro.

Faktet tregojnë se çdo njësi e strukturë e shtetit shqiptar punon për llogari të kompanisë së inceneratorëve. Fondet për ta janë pambarim kurse për fermerët asgjë.

Prandaj kur shihni fermerët të flakin mundin e tyre, kur i shihni të ikin natën nga ky vend, ka një arsye: është mafia e inceneratorëve.

Asaj i jepen edhe paratë që BE dhuron për fermerët shqiptarë. Bekimin dhe firmën e paligjshme për çdo vjedhje, e kanë nga inceneRama dhe incenErjoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi