PD, Salianji: Alket Hyseni të hetohet për grabitje pronash

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji kërkon të merret në hetim parlamentari socialist Alekt Hyseni për akuzën “e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi”.

“Vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër.

Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga kryeministri që bërtet për drejtësi.
Njësoj si në diktaturën e napoleonit tek Ferma e Kafshëve të George Orwell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”.

Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin, i cili jo vetëm ka grabitur prona, por, si drejtor i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit”, deklaroi Salianji./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi