PD: Rama po shkatërron reformën për të mbrojtur Tahirin

Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ripërsëriti akuzën e opozitës ndaj Kryeministrit Edi Rama se po mbron krimin.

“Kriminelët e vet, me të cilët ka ardhur në pushtet dhe mban pushtetin, si Durim Keçi dhe Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, Rama nuk i ekstradon, përkundrazi u siguron lirinë dhe paprekshmërinë”, tha Bylykbashi.

Sipas deputeti demokrat, Kryeministri po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur Saimir Tahirin.

“Sepse kështu mbron veten e tij dhe pushtetin e tij të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës”, u shpreh ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi