PD: Qeveria “Rama”, e angazhuar për shpronësimin e pronarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi të enjten se Gjykata e Strasburgut është informuar “për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat”, duke shtuar se “që nga viti 2014, Edi Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave” të Gjykatës së Strasburgut.

“Qeveria shqiptare dërgoi zotin Biba si “messenger” për çështjet e pronës bë Strasburg. PD ka informuar gjykatën e Strasburgut për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat. Qeveria Rama është angazhuar për shpronësimin e dytë të pronarëve, duke bërë pronarët e rinj. Që nga viti 2014, Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave. Është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kompensimi fizik. Miratoi ligjin për investime strategjike që i jep shtetit autoritet për të ndërhyrë mes pronarëve dhe investitorëve strategjikë”, tha Tabaku.

“PD nuk do të lejojë që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmimet qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç kërkon të bëjë Edi Rama dhe qeveria e tij”, shtoi deputetja demokrate./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi