20.5 C
Tirana

PD për çështjen e inceneratorëve: Institucionet e drejtësisë, hetim dhe gjykim të paanshëm

Më datë:

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri u shpreh sot në një deklaratë për mediet se, “PD  vlerëson thellimin e hetimeve nga SPAK, lidhur me rolin e Bashkisë Tiranë në skandalin e Inceneratorëve”.

Njëkohësisht, shtoi ai, “opinioni publik pret nxjerrjen e përgjegjësive ligjore të funksionarëve më të lartë të Bashkisë, si Kryetarin dhe Administratorin e Përgjithshëm”.

Sipas tij, “Kryetari i Bashkisë Tiranë është angazhuar personalisht me shkrim përmes anekseve të marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit,  se merr përgjegjësinë e plotë për detyrimet financiare sipas kontratës për Landifillin e Sharrës, për një shërbim që nuk u ofrua kurrë”.

“Kryetari i Bashkisë Tiranë përfaqëson autoritetin më të lartë ligjor në marrëdhënie më palët e treta, konkretisht kompaninë që nuk e ofroi as edhe një ditë djegien e mbetjeve”, theksoi Kulluri.

Ai nënvizoi se, “Menaxhimi i Mbetjeve Urbane është kompetencë ekskluzive e njësive të qeverisjes vendore, konkretisht Bashkisë Tiranë”

“Administratori i Përgjithshëm është personi përgjegjës sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit për të ardhurat dhe shpenzimet e institucionit”, theksoi ai.

Kulluri u shpreh se, “inkurajojmë SPAK dhe GJKKO që të vijojnë dhe thellojnë hetimet, jo vetëm për Bashkinë Tiranë, por të gjitha bashkitë që kanë ekzekutuar këtë grabitje të parave të taksave të shqiptarëve”.

“Partia Demokratike përsërit përpjekjet e institucioneve të drejtësisë për hetim dhe gjykim të paanshëm dhe barazi para ligjit për çdo zyrtar dhe qytetar të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi deklaratën Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...