PD nesër në votime për kryetarin: Kush ka të drejtë vote e kush jo

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë nesër me votë se kush do të drejtojë këtë parti.

Një garë e tillë vjen në një moment të rëndësishëm në selinë blu, ku një pjesë e demokratëve thonë se PD humbi në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa Basha e quan “masakër elektorale”

Përballë Lulzim Bashës i cili kërkon rikonfirmimin në krye të PD-së janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli e Edit Harxhi.

Votimi nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jetë i hapur në orën 19:00. Më pas kutitë e votimit do të numërohen dhe më pas procesverbalet me rezultate do të sillen në selinë qëndrore të PD-së ku është ngritur Komisioni Zgjedhor për këto zgjedhje.

Mund të votojnë ata anëtarë të PD-së që nuk e kanë emrin në listë por kanë një teser partie. Përjashtohen disa persona që e kanë teserën e PD-së por në zgjedhjet e fundit kanë bërë fushatë për një subjekt tjetër politik, apo kanë qenë kandidat për një subjekt tjetër politik.

Ajo çfarë po llogaritet është një numër i konsiderueshëm i ish zyrtarve të kësaj partie që mund të kenë punuar për partinë e Jozefina Topallit apo Astrit Patozit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi