PD ndryshon ‘look’, pas rikonstruksionit, fasada e selisë vishet me ngjyra e banera

Selia e Partisë Demokratike ka ndryshuar ‘look’. Prej ditësh në rikonstruksion, siç është deklaruar, objekti është veshur me ngjyra e banera.

Në mes flamuri kuq e zi, anash një baner ku shkruhet ‘Zgjedhim të ardhmen’ dhe një tjetër Partia Demokratike e Shqipërisë, ndërkohë që punimet vijojnë ende.

Duket se banerat kanë sjellë dhe më shumë ngjyra në fasadën e selisë.

Ndërkohë që një ditë më parë xhamat e tejdukshëm të fasadës së godinës u veshën me letër adeziv, e cila pamundësonte shikimin nga jashtë-brenda, ndërsa letra kishte të stampuar logon e Partisë Demokratike.

Por ndryshimet duken se kanë ndodhur dhe në pjesën e brendshme. Kjo pasi në korridorin e katit të parë u hoqën disa foto nga muret anësore, ku shfaqeshin momente të suksesshme të qeverisjes së Berishës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi