29.5 C
Tirana

PD: 2500 familje në Durrës pa bonus qiraje prej 1 viti

Më datë:

Kryetari i degës së Partisë Demokratike për Durrësin, Joni Mushketa u shpreh sot në një deklaratë për mediet se prej 1 viti Bashkia Durrës ka lënë 2500 familje pa bonus qiraje duke i detyruar të kthehen në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

“Loja e shëmtuar midis Bashkisë së Durrësit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, po mban në ajër si një top ping-pongu, 2500 familje, dhe t’i flakë rrugëve sa herë u mbarojnë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Sipas Myshketës, prej mëse 1 viti Bashkia Durrës bën të paditurën se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, kur kjo e fundit i ka bërë të qartë që një vit më parë se “financimet për bonus qiraje do të ndërpriteshin që prej muajit mars të 2023-shit dhe që prej atij momenti është Bashkia Durrës përgjegjëse për t’i siguruar këto bonuse“.

“Si këshilltar bashkiak të opozitës, kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me kryerjen e trasnparencës së procesit të rindërtimit në Durrës dhe shumica socialiste me arrogancën e kartonit, e mohoi këtë të drejtë kushtetuese të opozitës, me pretekstin se duhej një punë shumë voluminoze, pra duke na qare hallin ne për orët e vona që do kalonim përmbi dokumenta e jo për fatin e 2500 familjeve”, tha Myshketa.

Ai ftoi organet e drejtësisë të marrin masat e menjëhershme për një hetim të plotë në lidhje me shpërdorimin e fondeve nga ana e qeverisë, bashkisë, e kujtdo institucioni përgjegjës për situatën alarmate e jetësore të krijuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO vendos masat e sigurisë për mjekët dhe personelin e Onkologjikut

GJKKO ka lënë në fuqi të njëjta masa sigurie,...

Reforma zgjedhore, Bardhi: Përpjekje për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës: Fatos Tushe fshehu pasurinë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq...

Wisk në pronësi të Boeing pret që taksia e saj ajrore pa pilot të transportojë pasagjerë

Wisk Aero në pronësi të Boeing pret që taksia...