PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË MREKULLI E LLOJIT TË MREKULLIVE QË I PËRMEND KURANI DHE LIBRAT E SHENJTË !

Ka kohë që mundohem të gjej ndonjë shenjë apo ndonjë paralajmërim në Kuran në lidhje me pavarësinë e Kosovës, në lidhje me bombardimet e NATO-s dhe fitoren e shqiptarëve fill pas kësaj.

Asgjë nuk me duket krejt normale. As vizionarët më të mprehur të kohës nuk kanë mund të paramendojnë se një ditë e gjithë bota do tu del në krah shqiptarëve, në një kohë kur Serbia dhe serbët të udhëhequr nga Millosheviçi kishin vendosur t’i qitnin shqiptarët në det. Kurkush nuk ka mund të parashikojë se një ditë, aeroplanët e botēs demokratike perëndimore do të ngriten nga Aviano e do ta sulmojnë Beogradin e shumë vende tjera të Serbisë.

As optimistët më të medhenj në botë nuk kanë mund ta imagjinojnë një fitore kaq të madhe të Kosovës, pavarësinë e saj.
E unë personalisht mendoj se kjo është një mrekulli e vërtetë, ndoshta e ngjashme me ato të profetëve të kaluar, që i përmendin Librat e Shenjt. Raste të këtilla vështirë të ndodhin dy herë.
Thjeshtë, fitorja e Kosovës, triumfi i shqiptarëve nuk është dhe nuk mund të jetë fryt vetëm i përpjekjeve të një populli, por, parasëgjithash është mrekulli e llojit të vetë…!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi