“Patronazhistët”, paditet në SPAK Partia Socialiste

162 qytetarë të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore “GUXO” kanë paditur në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme të të dhënave të tyre personale.

Ata pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që depozitimi i padisë do të bëhet sot rreth ores 13:30 në SPAK.

Çështja e patronazhistëve u zbulua nga mediat përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

SPAK nisi një hetim paraprak për këtë çështje, ku u kërkua sekuestrimi i serverave të Lapsi.al, (që publikoi i pari këtë skandal) dhe u morën në pyetje gazetarët, por dosja nuk u trajtua asnjëherë si krim zgjedhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi