Patellxhanë me Kos dhe Gjalpë – Receta e Lehtë e Verës

Recetat e shpejta janë kryefjala e kësaj vere. Përveç lehtësisë, tanimë kërkohen gatime që të kenë pak përbërës.

AgroWeb.org ju tregon recetën që i përmbush të dyja këto kërkesa.

Kombinimi mes freskisë së kosit dhe butësisë e përbërjes së patëllxhanëve do ta kthejë këtë pjatë në më të dashurën tuaj.

Mësoni mënyrën e përgatitjes dhe mrekullohuni me shijen e kësaj recete nga AgroWeb.org.

Përbërësit

500 gr patëllxhanë

100 gr gjalpë i shkrirë

1 qepë mesatare

1 thelbi hudhër

Kripë

Piper

125 g kos

Përgatitja

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kripë.

Ndërkohë që uji ngrohet, shpëlani patëllxhanët dhe hiquni bishtat.

Me një pirun shponi patëllxhanët në gjatësinë e tyre, kështu do të ziejnë më shpejtë.

Futini në tenxheren me ujin e valuar dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta.

Kur të jenë zbutur hiqini nga zjarri dhe kullojini nga uji tepërt.

AgroWeb.org ju sugjeron që të merrni një tas dhe aty hidhni patëllxhanët dhe shtypini me pirun.

Nëse dëshironi mund edhe t’i prisni me thikë në copa sa më të vogla.

Ndërkohë në zjarr keni vendosur gjalpin që të ngrohet.

Pasi të keni pastruar qepën griheni hollë dhe vendoseni për t’u skuqur.

Herë pas here përzjejeni derisa volume i saj të ketë rënë, dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë.

Shtoni hudhrën e shtypur dhe skuqini edhe për pak, gjithmonë duke i përzierë që të mos ngjitet.

Tani hidhni në tigan patëllxhanët e shtypur dhe kripë e piper sipas dëshirës.

Lërini të skuqen për 5 minuta dhe sigurohuni që t’i provoni nëse kanë shijen e dëshiruar.

Largojeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë, ndërkohë që përgatisni kosin.

Nëse po përdorni kos shtëpie AgroWeb.org ju këshillon që ta kulloni nga uji i tepërt dhe ka përzieni tek patëllxhanët.

Kalojeni të gjithë masën nëpër pjata dhe shërbejeni duke e shoqëruar me bukë të thekur, pite, apo dhe me sallatë me perime të freskëta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi