Pasojat e tërmetit/ Pritet një valë tjetër arrestimesh në Durrës

Pas lajmit se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do pyetet nga prokuroria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, raportohet se do ketë një valë tjetër arrestimesh në qytetin bregdetar.

Dako do pyetet si person që ka dijeni.

Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se nëntë personat e arrestuar dhe tetë të tjerët që janë shpallur në kërkim nuk janë të vetmit përgjegjës për tragjedinë e 23 ditëve më parë, kur humbën jetën dhjetëra persona dhe u plagosën nga shembja e godinave qindra të tjerë.

“Deri më tani kemi vënë para përgjegjësisë disa persona dhe pritet të arrestojmë edhe disa të tjerë, që i kemi shpallur në kërkim. Hetime këto që nuk janë mbyllur ende, pasi të tjerë persona pritet të vihen para përgjegjësisë. Shumë shpejt do të kemi arrestime të tjera të personave përgjegjës, që janë punonjës institucionesh shtetërore, urbanistë, zbatues projektesh, etj. Dhjetëra pallate në Durrës rezultojnë të jenë ndërtuar në mënyrë abuzive. Ndaj, në ditët në vazhdim do të kemi rezultate konkrete edhe nga ky grup hetimi që po punon paralel me grupin tjetër, që një pjesë të hetimeve i konkludoi me 17 fletarreste”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit.

Deri më tani janë vënë nën hetim 60 ndërtues, që kanë ndërtuar pallate brenda vijës së verdhë të Bashkisë së Durrësit, ndërsa mbi 80 persona, mes tyre zyrtarë, ndërtues, inxhinierë, arkitektë e banorë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi