Pasardhësi i Legjendës së futbollit Muharrem Kariqi pak hapa pranë suksesit!

Legjenda e futbollit shqiptar Muharrem Kariqi me një dyzinë suksesesh e titujsh , beson se kryetari i bashkisë kavajë do të kontribojë në ngritjen nga gjendja aktuale e ekipit por edhe stadiumit besa .

Gjatë prezantimit të titujve dhe medaljeve të fituara gjatë vitëve Kariqi prezanton pa e kuptuar edhe trashegimin e talentit tek nipi i tij i cili jeton dhe luan futboll ne itali .

Ai shpreh bindjen se edhe pse futbolli ka evouluar , nipi i tij Alan Kariqi do të jetë një tjetër legjendë futbolli. Edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe tashmë Muharrem Kariqi futbollisti Kavajës ëshë në një moshë të thyer ,të freskëta janë kujtimet dhe medaljet e fituara përgjatë kohës nga legjenda e futbollit shqiptar.

Krenar per çmimet e fituara pa asnjë diskutim të merituara Muharrem Karriqi shprehet me keqardhje për gjendjen në të cilën është katandisur futbolli kavajës . Ai tha për Drita Televizion se në një takim me kryetarin e bashkisë Kavajë ka marë premtimin se do ta ribëje futbolin dhe stadiumin e qytetit dhe pse edhe ai vete beson se do te ndodhe një gjë e tillë.

Gazetarja e Drita Tv gjatë vizitës në shtëpinë e legjendës së futbollit zbulon papritur se nipi i Muharrem Kariqit , Alani 15 vjeçar po rrëshqet drejt suksesit të pakthyeshem ashtu si gjyshi I tij. Sipas Muharremit edhe pse Italia është një shtet i cili ka një kontigjent futbollistesh dhe traineresh me përvojë botërore ai beson se Alani ka tipare të lidhura me stërvitjen, talentin por edhe me trashigiminë gjenetike të tij. Ai thotë se nipi do të shkëlqeje në përformancë në këtë sport edhe për faktin se ai tashmë është i përzgjedhur me ekipin e të mëdhenjëve edhe pse në moshën 15 vjeçare.

Në bisedë e më sipër Muharremi ve në dukje faktin e shkëlqimit të futbollisteve shqiptarë kur luajnë me ekipet e huaja dhe jo këtu në shqiperi, gjë që tregon se .në këtë sport nuk përzgjidhen elementet sipas meritokracisë , por sipas favoreve politike dhe familjare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi