19.5 C
Tirana

Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën

Më datë:

Miliarderi Elon Musk, pas zhgënjimit që ka pësuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë administratën e këtij të fundit.

Largimi i tij nuk është dhe kaq i befasishëm, pasi roli i tij në Shtëpinë e Bardhë ishte i përkohshëm.

Sakaq, ai lajmëron se DOGE nuk do të “zhduket”. Falenderues është dhe ndaj Trump, pavarësisht se politikat e tij duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Musk-it.

“Ndërsa koha ime e planifikuar si Punonjës i Posaçëm Qeveritar po mbaron, do të doja të falënderoja Presidentin @realDonaldTrump për mundësinë për të zvogëluar shpenzimet e panevojshme.

Misioni @DOGE vetëm sa do të forcohet me kalimin e kohës, ndërsa do të bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, shkroi Musk në X.

Një ditë më parë, Musk u shpreh për CBS News se ndihet i zhgënjyer ndaj Trump-it, pasi sipas tij, politikat e Presidentit hedhin poshtë punën e bërë prej DOGE. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë raporti mes kësaj dyshe pas këtij largimi

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklaratat e politikaneve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme të vihet në dyshim autoriteti i saj

Gjykata Kushtetuese, ka dalë me një deklaratë publike, pas...

Katër vatra të murtajës në Shqipëri

Katër vatra të murtajës raportohen nga Ministria e Bujqësisë...

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia...

Dhjetëra palestinezë të vrarë teksa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza

Dhjetëra persona janë vrarë teksa po përpiqeshin të merrnin...