“Pas zgjedhjeve, shpresojmë…”! Çfarë thotë diplomati i famshëm suedez për zgjedhjet e sotme

Diplomati suedez, Karl Bild, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri.

I njëjti ka shkruar se me krijimin e qeverisë së re, shpreson që të adresohen çështjet e pazgjidhura rajonale.

“Sot votuesit në Kosovë shkojnë në kutitë e votimeve për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto komente Bild i ka bërë derisa ka shpërndarë thirrjen e GLPS-së për të dalë sa më shumë në votime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi