9.5 C
Tirana

Pas vrasjeve në Rrëshen e Paskuqan, Ministria e Brendshme iu ‘qep’ gojën drejtuesve të policisë: Asnjë komunikim me mediat (Urdhri)

Më datë:

Ministria e Brendshme iu kërkon drejtuesve të policisë të mos lejojnë daljen e materialeve hetimore për ngjarje të ndryshme kriminale, duke iu referuar dy vrasjeve në Rrëshen dhe Paskuqan të ditëve të fundit.

Në urdhrin e ministrisë së Brendshme, siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” drejtuar krerëve të policisë thuhet ndër të tjera se këto materiale përbëjnë sekret hetimor dhe po skandalizojnë opinion. Ata urdhërohen të mos kenë asnjë komunikim me mediat.

“Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdo farë personi.

Ju porosis:
Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi.
Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme.
Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh.
Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Brendshmje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...