Pas stuhisë detare, mbetjet mbulojnë bregdetin Durrësit

Pas stuhisë detare të natës së kaluar, mbetjet kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Durrësit.

Janë kryesisht mbetje që përmes lumenjve Ishëm e Erzen dhe kanaleve të ujërave të larta derdhen në det e deti i kthen në tokë, si rezultat i ndryshimit të drejtimit të erës.

Përveç algave, prurjet e fundit detare përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe plazhit të Currilave janë më shumë mbetje plastike, shiringa te përdorura dhe ambalazhe medikamentesh.

Përqendrimi i lartë i banorëve dhe aktiviteteve ekonomike buzë lumenjve dhe Adriatikut ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen detare nga plastika.

Sipas ekspertëve, plastikat duan shumë dekada për të degraduar, ndërsa çlirojnë kimikate mjaft të dëmshme duke dëmtuar florën dhe faunën detare, si dhe cilësinë e plazheve tona.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi