Pas Olimpiadës në Pyeongchang, mbi 11.000 të huaj nuk janë kthyer në shtëpi

Mbi 11.000 të huaj të cilët kishin mbërritur në Kore të Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore (LOD), të mbajtura në Pyeongchang, nuk janë kthyer në shtetet e tyre.

Sipas të dhënave të qeverisë së këtij shteti, për Lojërat Olimpike të mbajtura më 9-25 shkurt, që u quajtën “Lojëra të Paqes”, në Kore të Jugut mbërritën 351.739 të huaj, përmes një regjimi të lehtësuar vizash.

Siç bëhet e ditur, mbi 11.500 vizitorë të huaj akoma qëndrojnë në shtet, mirëpo në mënyrë të paligjshme.

Koreja e Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore kishte vendosur një regjim 90 ditor pa viza./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi