Pas Kosovës, Hahn do ta vizitojë edhe Shqipërinë

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn pas vizitës së sotme në Kosovë, do të shkojë edhe në Tiranë.

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin thuhet se do të diskutonte mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Rama.

Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama.

“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi