Pas fitores së “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re nga Stambolli

Alban Ramosaj u shpall fituesi i edicionit të 22-të të “Kënga Magjike”.

Me interpretimin e këngës “Thikat e mia”, këngëtari nga Kosova siguroi pikët e mjaftueshme për fitore, duke lënë pas Flori Mumajesin, Klajdi Harunin dhe këngëtaren gjeorgjiane, Nusta, e cila u rendit në vendin e tretë.

Çmimin e madh ia dedikoi nënës së tij, Antigonës.

“Nuk kam fjalë, faleminderit të gjithëve, ndihem më i vlerësuar se kurrë. Falenderoj bashkëpunëtorët dhe të gjithë që më kanë votuar.

Por dikë dua të falenderoj më shumë. Mami, kjo është për ty!”, tha Ramosaj mes emocionesh.

 

Por së fundmi, këngëtari ka paralajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram diçka të re. “Mbrëmjet në Stamboll.

Gëzuar për gjërat që po vijnë”, ka shkruar Albani përkrah fotove duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi