Partneri turk i Almeda Abazit është ëndërra e çdo vjehrre dhe sapo e vërtetoi këtë gjë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në Turqi por jo vetëm. Ish-missi shqiptar dhe aktori turk janë bërë prindër për herë të dytë pak javë më parë. Ata mirëpritën një vajzë me emrin Alina, pas djalit Efehan që erdhi në jetë në vitin 2019.

Pak ditë më parë, Almeda martoi dhe motrën e saj, Ildën me basketbollistin me origjinë shqiptare, Kenan Sihani në një ceremoni mbresëlënëse të mbajtur në Stamboll. Së fundmi, Tolgahan ka ndarë një fotografi nga dasma, ku shihet me nënën e partneres.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i tij duke vërtetuar edhe një herë që është ëndrra e çdo vjehrre. Tolga është kujdesur të bëjë edhe një dedikim që jo çdo dhëndër e bën. “Zemra ime, vjehrra ime!, ka shkruar aktori në shqip. /abcnews.al

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi