Partizani rrezikon të humbasë kapitenin, Alban Hoxhën e kërkojnë në …

Alban Hoxha mund të mos jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Kapiteni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë ka gjasa që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Oferta për 33-vjeçarin ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq.

“Panorama Sport” mëson se edhe drejtuesit e klubit të kuq janë vënë në dijeni nga futbollisti.

Skuadra ende nuk dihet, sepse portieri ka vepruar në mënyrë diskrete gjatë kësaj kohe dhe nuk ka dashur të bëhet publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi