Paris, mblidhet opozita iraniane; Në takim edhe Majko e Mediu

Ashtu si çdo vit, opozita iraniane që njihet ndryshe si muxhahedinët, u mblodh sërish në Paris, në takimin e tyre më të rëndësishëm, që mbledh delegacione nga e gjithë bota. Pjesë e delegacionit shqiptar ishte ministri për diasporën Pandeli Majko dhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

“Irani i Lirë” ishte tema e takimit të këtij viti. Maryam Rajavi, Presidentja e këshillit kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se fitorja është e pashmangshme pasi kryengritja dhe protestat e kanë kaluar tashmë kufirin dhe Irani do të jetë i lirë.

“Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurt dhe Irani do të jetë i lirë”, u shpreh Maryam Rajavi, Presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Rajavi foli gjatë për protestat e 6 muajve të fundit, që ka dobësuar pozitat e liderit Khamenei, i cili tashmë sipas saj nuk ka më legjitimitet. Dhe idetë për Iranin e së ardhmes, ajo i ka të qarta.

“Kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, ndarjen e fesë nga shteti, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias, dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshilleve dhe sindikatave. Ne përkrahim një Iran jo-bërthamor”, tha Rajavi.

Dhe sipas muxhahedinëve, hapi i parë drejt Iranit të lirë do të jetë kalimi i sovranitetit tek populli dhe pas rrëzimit të qeverisë, do të krijohet një qeveri e përkohshme 6 mujore, që detyrë kryesore do të ketë hartimin e një kushtetute të re. të ftuar në takimin e Parisit ishin senatorë e politikanë, bashkë me degelacionet nga disa kontinente.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi