Parfe

Përbërësit:
– 5 ve,
– 500 gr.dredhëza,
– 15 lugë sheqer,
– 2, 5 dcl ajkë ose
– 3 qeska shllagë të përgaditur sipas udhëzimit.

Ndrydhen dredhëzat, u shtohen 8 lugë sheqer dhe vehen në zjarrë gjersa të vlojnë. Largohen nga zjarri për t’u ftohur. Pjesa tjetër e sheqerit vlon me 1, 5 dcl ujë, duke e përzier vazhdimisht gjersa të shkrihet sheqeri dhe të trashet sherbeti.

Tunden vezët mbi avull gjersa të shkumojnë, pastaj shtohet shurupi i nxehtë pikë-pikë duke i tundur vazhdimisht. Shurupi shtohet nga anët e enës. Pasi të fitohet një masë e dendur, ena largohet nga avulli dhe vehet mbi enë me ujë të ftohtë.

Vezët tunden gjersa të ftohen. Veçan tundet ajka të cilës i shtohen dredhëzat dhe përzihen të gjitha me lugë në masën e vezëve. Derdhet në enë të përshtatshme dhe futet në friz për 6-7 orë. Në vend të pemëve të buta sikurse:dredhëza, mjedra, qershiza etj. parfetë përgaditen me arra, lajthi, ose bajame të grimcuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi