Në konferencën për mediat, Meta tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa theksoi edhe një herë se prioritet i kësaj force politike është referendumi.

Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, dita kjo që do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët. ”, tha Meta.