Paralajmërimi amerikan ngre në këmbë Antiterrorin dhe SHISH-in

Më datë:

Pas paralajmërimit të djeshëm të Ambasadës Amerikane, 1 prill, që ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA-të, sheshe dhe vende publike në Shqipëri, Antiterrori në Policinë e Shtetit, ka nisur intensifikimin e planit të masave.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, njësia e Antiterrorit po zhvillon takime edhe me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj izraelite.

Njoftimi i Ambasadës amerikane

Mësohet se plani i masave ishte aktivizuar më herët, por pas njoftimit të ambasadës, ka një rritje të vleresimit të situatës.

Në fokus të planit të masave janë kryesisht Ambasada amerikane, ajo izraelite, godina e muxhahedinëve në Manëz, por dhe sheshe të mëdha publike në vend.

Në kuadër të masave nga ana e Policisë së Shtetit është vlerësuar të ketë një shtim të forcave policore në terren.

Gjithashtu pjesë e grupit të punës në planin e masave është edhe SHISH ku në bashkëpunim me Antiterrorin pritet që të kenë në fokus më shumë godinat diplomatike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...