Paraburgim për dy persona që planifikonin sulm terrorist në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për dy të dyshuar për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë.

Në një njoftim nga Gjykata Themelore në Prishtinë bëhet e ditur se kjo gjykatë ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me datën 2 qershor i pandehuri G.SH. me dashje direkte i ka bërë thirrje të pandehurës E.H. në drejtim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke udhëzuar që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive me automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë si dhe duke planifikuar furnizim me armë zjarri dhe materie eksplozive me qëllim të kryerjes së aktit terrorist.

Po ashtu njoftohet se i pandehuri G.SH. dyshohet se gjatë muajit maj deri më datën 2 qershor me dashje direkte ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë, meqë është edhe shtetas belg, duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë.

Ndërsa e pandehura E.H. sipas njoftimit të gjykatës, në bashkëveprim me të pandehurin G.SH. është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së akteve të lartëpërmendura terroriste në Kosovë.

Të pandehurve G.SH. dhe E.H. u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç. Ndërkaq palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi