Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, probleme që shqetësojnë të qytetarët në Kosovë

Problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës janë papunësia, korrupsioni, varfëria si dhe çështje të tjera që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Kjo u bë e ditur nga Anketa e Pulsit Publik, ku qytetarëve iu kërkua të identifikojnë problemet kryesore me të cilat po përballet sot shteti i Kosovës.

Ndër të tjera, qytetarët raportuan papunësinë (40% në krahasim me 48% në tetor 2016), korrupsionin (17% në krahasim me 7% në tetor 2016) dhe varfërinë (9% në krahasim me 21% në tetor 2016) si problemet kryesore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Ndryshe, sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XIII që bazohet në anketën e kryer gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit 2017 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme që shqyrtojnë situatën në zhvillim në Kosovë sipas aspekteve kyçe të saj.

Rezultatet e anketës së fundit tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve të Kosovës; rreth 36% e kosovarëve u deklaruan të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të kombinuara (krahasuar me 21% në tetor 2016).

Teksa niveli i përgjithshëm i kënaqshmërisë me orientimin politik të Kosovës mbetet i ulët. Anketimi i tetorit 2017 tregon rritje të moderuar (14% krahasuar me 8% në tetor 2016). Edhe perceptimi i qytetarëve për sigurinë është rritur me rreth 10 pikë përqindjeje.

Në mënyrë të ngjashme, janë rritur edhe treguesit e Pulsit Publik për Demokratizimin (TD) dhe Besueshmërisë Ekonomike (TBE), të cilët përcjellin mendimet e kosovarëve për praktikat demokratike (votimi, liria e shprehjes, etj.) dhe perceptimet për kushtet mbizotëruese ekonomike, por ende mbeten të ulët.

Në një shkallë nga 0, rezultati më i ulët, në 3, rezultati më i lartë, TD shënoi 1,37 dhe TBE shënoi 1,22./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi