Panairi i makinave në Gjenevë, njihuni me “bishat” e reja (Video)

Në Gjenevë po zhvillohet edicioni i 89 i panairit të famshëm të makinave, ku prezantohen automjetet më të reja dhe më luksoze. Panairi organizohet në Qendrën e Ekspozitave Palexpo të Gjenevës në Zvicër dhe ekspozohen rreth 1 mijë makina të modeleve të reja.

Në këtë panair që shtrihet mbi një sipërfaqe 110 mijë metra katrorë dhe ku janë ekspozuar makinat më të shpejta dhe më të shtrenjta në botë, kompanitë do të kenë rastin që në 220 stende t’i prezantojnë prodhimet e fundit të teknologjisë.

Ferrari prezantoi modelin me të fundit “F8 Tributo”, zëvendësuesja e aktuales 488 GTB. Lamborghini prezantoi versionin e fundit të konvertueshëm të Huracan-it të tij të mbiquajtur EVO Spyder.

Modeli “I-PACE” që është një makinë elektrike e segmentit SUV e tipit “Jaguar”, u zgjodh si “Makina e Vitit”. Panairi do të jetë i hapur mes datave 7-17 mars dhe për rreth 700 mijë vizitorë do të ekspozohen modelet dhe konceptet e reja të makinave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi