Pamukkale mahnit turistët edhe në dimër

Pamukkale ose “parajsa e bardhë”, jo shumë larg Denizlit në Turqi që përgjatë tërë vitit tërheq turistë të shumtë nga vendi dhe jashtë tij, e tillë ishte edhe këtë fundjavë.

Pamukkale gjendet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ndërsa bukuritë natyrore të këtij rajoni vazhdojnë të tërheqin turistët.

Është pikërisht uji termik që i jep këtij rajoni pamje të veçantë dhe avull gjatë motit të ftohtë, duke siguruar skena që mund të shihen në kartolina.

Vizitorët shijojnë shëtitjen në ujërat e ngrohtë, ndërsa shfrytëzojnë rastin edhe për t’u fotografuar.

Fang Hong, nga Kina, thekson se Pamukkale është e bukur dhe se me familjen e tij shijojnë ujin e ngrohtë.

Mehmet Aydin në Pamukkale gjendet për herë të parë dhe e rekomandon këtë destinacion për të gjithë.

Edhe vizitorët tjerë me të cilët gazetari i AA-së bisedoi janë jashtëzakonisht të kënaqur me të mirat natyrore të Pamukkales dhe e konsiderojnë një nga vendet e pakta të këtij lloji në botë.

Drejtori i Shoqatës së Hoteleve në Denizli, Gazi Murat Sen, tha se Pamukkale këtë vit e vizituan më shumë se dy milionë njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi