Pakistan, në një shpërthim vriten 5 anëtarë të një familjeje


Të paktën pesë persona, përfshirë dy fëmijë dhe dy gra, u vranë ndërsa dy të tjerë u plagosën në një shpërthim në qytetin Peshawar në veriperëndim të Pakistanit sot në mëngjes, bëri të ditur një zyrtar.

Peshawar, kryeqyteti i provincës Khyber Pakhtunkhwa, kufizohet me zonat fisnore të Pakistanit.

“Shpërthimi shkatërroi një hapësirë ku ndodheshin shtatë anëtarë të një familjeje nga qarku Hangu dhe pesë prej tyre humbën jetën”, tha komandanti i policisë Qazi Jamil-ur-Rehman.

Ai shtoi se familja prej shtatë anëtarësh erdhi nga Hangu në Peshawar për trajtim mjekësor dhe se shkaku i shpërthimit është në hetim e sipër./Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi