Pakistan, 11 të vdekur gjatë sulmit në kampusin universitar

Së paku 11 persona, shumica studentë, kanë humbur jetën gjatë sulmit të kryer në kampusin studentor në Fakultetin e Bujqësisë në Peshawar të Pakistanit.

Mediat lokale theksojnë se katër sulmues, duke u fshehur nën burka, hynë në kompleksin e Universitetit, duke hapur zjarr, ndërsa 37 persona u plagosën.

Përleshja mes sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, zgjati rreth dy orë. Janë neutralizuar të gjithë sulmuesit. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët pakistanez./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi