https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Pacolli udhëtoj në SHBA për vizitë zyrtare - Drita Tv

Pacolli udhëtoj në SHBA për vizitë zyrtare

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet, pas marrjes së detyrës.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Pacolli do të ketë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, kongresistë dhe personalitete tjera të larta në shtetin pritës.

Veç takimeve të shumta që pritet t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Pacolli do t’i adresohet edhe konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

Në konferencën e Këshillit Atlantik pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi