Pacolli takoi ambasadorin jorezident të Pakistanit në Kosovë, në fokus thellimi i bashkëpunimit tregtar

Zv/kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku është diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.

Në takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.

“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”, ka thënë Pacolli.​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi