13.5 C
Tirana

Pacolli për aeroportin e Vlorës: Do jetë më i bukuri në rajon! Rama do mburret me të

Më datë:

Kompania “MABETEX” e biznesmenit shqiptar Behgjet Pacolli është përgjegjëse për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sot, pas testimit të avionit të parë në pistë, Pacolli foli pikërisht për punën e bërë deri më tani.

“Falenderimet e mia shkojnë për qeverinë e Edi Ramës, sigurisht për vizionin që e kanë pasur që unë e kam familjarizuar, që më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështes. Secili e di që një objekt i tillë ndodh me dëshirën e flaktë, me planin e hershëm të qeverisë për të pasur një aeroport.

Kur kam bërë bisedat e para, është folur për një gjë të tillë dhe ishte e vështirë ta besoja se do bëhej realitet.

Erdha nga një rrugë e largët, erdha në orën 4 të mëngjesit në Tiranë dhe aty vlonte prej punës.

Ajo ma bëri edhe një herë me dije se ne duhet të përshpejtojmë dhe të hapim këtë aeroport, t’ja nisim punës, nuk është më luks, por një nevojë.

Bashkëpunëtorëve të mi u them se nuk është punë për dekor, por madhështore dhe që do u kontribuojë sëe pari familjeve tuaja, banorëve të kësaj ane. Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do punësohen mbi 1 mijë persona.

Janë vende pune prestigjoze që paguhen mirë dhe do jetë kënaqësi për familjet e tyre, do kenë të ardhura të mira. Edhe pak kurajo të ecim përpara dhe të vijë dita që do e lus kryeministrin që të vijë edhe një herë këtu dhe ta shohë këtë aeroport edhe nga brendësia.”

Pacolli premtoi se ky aeroport do jetë më i bukuri në rajon.

“Ndoshta sot kam qenë i përkëdhelur sot dhe më është dhënë më shumë autonomi në këtë vepër, mbase nga eksperienca. Sigurisht do ketë mangësi, por janë për t’u eliminuar. Do të shohin një vepër që nuk është parë në rajon, do jetë aeroporti më i bukur.

Ua premtoj këtu! Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti.

Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...