Pacolli: Kosova do të ketë ambasadoren në Karaibe

Ministri i punëve të jashtme Behxhet Pacolli ka njoftuar se nga java e ardhshme do të akreditohet ambasadorja e Kosovës në Saint Kitts dhe Nevis.

“Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe. Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis”, kështu ka shkruar ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacollii në profilin e tij në Facebook.

“Ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi