Pacolli flet për demarkacionin, a janë siguruar votat?

 

 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, beson që Demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi gjatë kësaj jave.

Këto komente numri dy i Qeverisë së Kosovës i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se ratifikimi tashmë është çështje ditësh dhe se pret që edhe Lista Serbe ta votojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës.

Pacolli po ashtu ka thënë se Lista Serbe nuk ka vënë ndonjë kusht në këmbim të votës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Jemi të përkushtuar fuqishëm t’i kemi numrat e nevojshëm, edhe pse do të ishte ideale të mos flasim për 80-shin e kërkuar, por që këtë Marrëveshje ta votojmë me unanimitet të plotë. Në rrethana të tilla do ta siguronim një momentum të ri, i cili i dërgon mesazh komunitetit ndërkombëtar që përkrah synimet tona, që ne jemi të vendosur ta ndjekim një perspektivë evropiane përtej liberalizmit të vizave. Sigurimi i konsensusit të plotë brendashqiptar do të ishte faktor i rëndësishëm që edhe Lista Serbe t’i bashkohet këtij procesi të rëndësishëm dhe për qytetarët që ky subjekt përfaqëson. Jam i bindur që kalimi i Demarkacionit është çështje ditësh dhe me padurim pres që të angazhohem fuqishëm në rrethana të një momentumi të ri që të krijohet”, ka thënë Pacolli .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi