Pacolli: Burkina Faso, ç’shtet serioz! Si nuk iu bind Daçiçit!

Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka shfaqur impresionet e tij positive ndaj Burkina Faso-s, këtij shteti afrikan që nuk ka pranuar të tërheqë njohjen e Kosovës, siç Daçiç ia ka kërkuar.

“Është impresionuese të ndjesh seriozitetin dhe ndershmërinë me të cilën e trajtojnë Kosovën disa vende afrikane të cilat gjatë kësaj periudhe të fundit kanë qenë nën presionin, lajkat, manipulimet e Serbisë për të tërhequr njohjen e Kosovës. Ndaj e falënderova nga zemra ministrin e jashtëm të Burkina Faso-s, Alpha Barry, vend i cili na njohu në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Burkina Faso nuk është dorëzuar para presionit të ministrit Daçic, i cili e ka vizituar para do kohësh vendin e tij”, shkran Pacolli.

Ky i fundit u takua me zyrtarin e lartë të vendit afrikan në Nju Jork, atje ku po qëndrojnë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daciç, e quan si punë të suksesshme faktin se disa vende, falë punës së tij, kanë tërhequr njohjen e Kosovës. /tesheshi.com/   

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi